Pas takimit të mëngjesit, flasin Thaçi, Veseli dhe Haradinaj!

Aktuale

Pas takimit të mëngjesit, flasin Thaçi, Veseli dhe Haradinaj!

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:55
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Gjatë ditës së sotme, në njërin nga restaurantet e Prishtinës ka pasur një takim në mes të Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Media ka raportuar se ky takim mes liderëve politik të vendit është mbajtur në orët e hershme të mëngjesit, ku ka zgjatur rreth një orë. Pas takimit janë deklaruar treshja para mediave.

I pari i shtetit dhe ish-kryetari i parlamentit nuk kanë dashur të prononcohen për media derisa kanë thënë se takimi ishte vetëm për kafe dhe mëngjes.

Ndërsa ish-kryeministri, Ramush Haradinaj është deklaruar për Indeksonline duke thënë se ky takim është iniciuar nga ai për të biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

“Kam iniciuar një takim sot në mëngjes, kemi biseduar për krejt zhvillimet në vend, edhe politike edhe institucionale, gjithë ato që e presin vendin është me rëndësi të kemi konsulta të tilla të ndërsjella mes gjithëve neve në Kosovë”, ka thënë Ramush Haradinaj pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat