Skandali që goditi Kosovën, reagon profesori i Parisit: NISMA nuk është parti, por...

Aktuale

Skandali që goditi Kosovën, reagon profesori i Parisit: NISMA nuk është parti, por...

Nga: P.R Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:07
ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, Kosova u godit nga skandali i vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Personi i arrestuar si i dyshuar, në media u raportua se i takon Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurse, kompania në të cilën u transferuan këto para, sipas mediave i përket një anëtari nga Nisma Socialdemokrate.

E ky skandal ka nxitur reagimin e Nezir Krakit, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit.

“E përbashkëta e partive firma është se ato nuk luftojnë per marrje të pushtetit por luftojnë për me qendru sa më afër pasurisë së shtetit, dmth buxhetit. Kjo është esenciale për ekzistencën e tyre sepse klinetelizmi ndryshe nuk forcohet. Kështu, logjikshëm, si parti firma ato s’kanë votues por klientë. NISMA si shumë grupe tjera është firmë, jo parti. Është krejt normale që gjithë ai investim me e kalu pragun të sjellë fitime ne nje moment. Ndërkohë, LDK është në rolin e saj, e knaqur me simboliken e disa posteve. Pushteti dhe fuqia e LDK-së në këtë qeveri ndalet në pragun e zyres së ministrave. Qaty knaqen këta e mjaftohen. Për fuqinë e Kryeministrit as që bëhet fjalë. Uroj që mos të nervozohen shumë këta funksionarët e firmave partiake se ka gjasa që edhe sanduiçin ia marrin nga çanta”, shkruan Kraki në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat