Kjo është shtëpia në Drenas ku është regjistruar kompania, në të cilën u transferuan 2 milionë euro

Aktuale

Kjo është shtëpia në Drenas ku është regjistruar kompania, në të cilën u transferuan 2 milionë euro

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 19:22
Shtëpia në Drenas

Labinot Gruda, punëtor i Thesarit, i cili dyshohet se brenda tetë minutash mundësoi transaksionin e mbi dy milionë eurove të shtetit në llogarinë e një kompanie me bazë në Llapushnik të Drenasit, mund të dënohet me burgim deri në 10 vite, nëse vërtetohen dyshimet për të.

Gruda po dyshohet nga ana e Prokurorisë për veprën penale “Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Gjaë ditës së sotme, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për të dyshuarin kryesor që ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar pamje nga shtëpia, në adresën e së cilës është e regjistruar kompania pritave, LDA Group Shpk, ku u transferuan mbi 2 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat