Driton Selmanaj flet për vjedhjet e dy milionë eurove dhe dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami

Aktuale

Driton Selmanaj flet për vjedhjet e dy milionë eurove dhe dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami

Nga: H.O. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:12
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj në një postim të tij në Faceboo ka reaguar lidhur me vjedhjen e 2 milionëve eurove nga Thesari i Kosovës.

Selmanaj thotë se kushdo që e bën fajtore qeverinë për këtë krim, nuk ka njohur themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Sipas tij, Qeveria Hoti është tepër e vendosur për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Postimi i plotë:

Kushdo që e bën fajtore qeverin për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike.

Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Beteja e tillë nuk është e lehtë, por kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të madh ndër-institucional.

Mbështetja shoqërore e kësaj beteje, garanton çlirim më të shpejt dhe fuqizim të shtetit të së drejtës./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat