Vllasi: Kosova e Serbia në bisedime vetëm si dy shtete të pavarura

Aktuale

Vllasi: Kosova e Serbia në bisedime vetëm si dy shtete të pavarura

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:46
Azem Vllasi

Avokati Azem Vllasi tha se Pavarësinë e Kosovës e ka vulosur Gjykata Ndërkomtare e Drejtësisë.

Ai ka thënë në të gjitha takimet ku bisedohet me Serbinë, pala e Kosovës është dashur ta ketë vendimin me vete të Gjykatës për pavarësinë.

"Vetëm si dy shtete është dashur dhe të shkohet në dialog", tha ai në Rtk.

Për Asosacionin, Vllasi tha se për këtë nuk duhet të bisedohet me Serbinë.

"Nuk duhet të bisedohet për çështje të brendshme me Serbinë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat