“Për qejf”, kështu përgjigjet presidenti Thaçi kur pyetet për takimin me Haradinajn e Veselin

Aktuale

“Për qejf”, kështu përgjigjet presidenti Thaçi kur pyetet për takimin me Haradinajn e Veselin

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:53
Hashim Thaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u përgjigj, “për qejf”, pasi pyetet se përse është mbajtur takimi i sotëm me kryetarin e AAK-së dhe atë të PDK-së.

Këtë deklarim ai e kishte dhënë pasi kishte dalë nga takimi në fjalë, të cilin e siguroi në një video media.

Përgjatë mëngjesit të së enjtes, presidenti i vendit mbajti takim me Veselin dhe Haradinajn, takim ky i cili u konfirmua nga zëdhënësi i Partisë Demokratike, Avni Bytyqi.

Berisha për “Radio 1”, ka thënë se ata kanë diskutuar për zhvillimet politike e institucionale dhe nevojën e takimeve dhe konsultave me akterë e partnerë.

“Ajo që tani për tani mund të them, është se takimi ka ndodhur. Zhvillimet politike dhe institucionale, nevoja për dinamika të reja, të mençura, normalisht që derivojnë edhe nevojën e takimeve dhe konsulta me akter dhe partnerë. Kryetari Haradinaj si çdo herë mbetet transparent dhe i përkushtuar ndaj zhvillimeve. Edhe takimi i sotëm i mëngjesit normalisht që është në një frymë të tillë. Korrekt, i arsyeshëm dhe logjik deri në fund”, deklaroi Berisha.

Ndërkaq, për takimin që zgjati më shumë se një orë dhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, tha se takimi i mbajtur në mëngjes nuk kishte ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat