​Selimi: Shpresojmë që Thaçit nuk do t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Aktuale

​Selimi: Shpresojmë që Thaçit nuk do t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 21:05
Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzën për presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Ai ka thënë se pavarësisht se Thaçi ishte njëri ndër sponsorizuesit e kësaj gjykate, nuk i dëshirojnë aktakuzë asnjë ish-ushtari të UÇK-së.

“Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmon Thaçit aktakuzën. Edhe pse Thaçi është njëri ndër sponsorizuasit e kësaj gjykate, por ne jemi kundër sepse krime ka bërë Serbia e jo UÇK-ja”, tha ai në Rubikon.

Ai ka thënë se personalisht atij i është kërkuar nga Limaj që të marrin pjesë në seancën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por që ka refuzuar për shkak se kanë besuar se nuk do të mund të ndërrohet Kushtetuta pa 80 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat