Selimi: Molliqaj ishte i paqartë – Kurti s’më kërkoi ta votoi e as të mos e votoi shfuqizimin e Speciales

Aktuale

Selimi: Molliqaj ishte i paqartë – Kurti s’më kërkoi ta votoi e as të mos e votoi shfuqizimin e Speciales

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 21:24
Selimi, Molliqaj

Shefi i grupit parlementar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka mohuar se ka pranuar telefonatë nga Albin Kurti, në 22 dhjetorin e 2018-ës, për të ndryshuar qëndrimin për votimin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Ndërsa ka komentuar deklaratat e ish-bashkë partiakut të tij, Dardan Molliqaj, në Rubikon, tha se ishte i paqartë në atë se çfarë kishte thënë.

”Nuk ndryshohet kjo me një telefonatë. As nuk ka kërkuar të votohet, as të mos votohet”.

”Nuk e kemi pasur temë!”, është shprehur Selimi për telefonatën që pretendohet se e bëri Kurti drejt tij.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj të martën, në Rubikon me Adriatik Kelmendin pohoi se deputeti Rexhep Selimi kishte garantuar votën e tij për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Porse një qëndrim të tillë, e pati ndërruar Albin Kurti me një telefonatë nga burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat