Selimi: Në Hagë s’kam kënduar si bilbil as nuk kam vajtuar, kam folur

Aktuale

Selimi: Në Hagë s’kam kënduar si bilbil as nuk kam vajtuar, kam folur

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 22:15
Rexhep Selimi

Rexhep Selimi ka folur sonte për intervistimin që i është bërë nga Prokurori i Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Do duhet të flasim kur të thirremi atje. Një herë duhet të flasim ne, pastaj ushtarët. S’kam kënduar si bilbil, as nuk kam vajtuar por kam folur, dhe nga ajo që kam folur do të përfitojë UCK-ja dhe kushdo që pa të drejtë akuzohet nga kjo gjykatë”, ka thënë Selimi.

“Normalisht që kam folur, siç kam folur më 2005 në Hagë në mbrojtje të Fatmir Limajt. Atëherë nuk pata kënduar, pata folur mirë a? Nuk është hera e parë që kam dëshmuar. Më 2005 kam qenë në Hagë. Nëse kam kënduar atëherë kam kënduar edhe tash”.

Këtë Selimi e ka lidhur me dëshminë katërditore të Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.

“Kushdo që ka folur atje janë deponuar dhe palët kanë të drejtë t’i kenë deklaratat e secilit, Albinin e pata pyetur çka do të thotë “Të flasësh si bilbil.  E kuptova që bilbili nuk po e përsëritka kurrë të njëjtën melodi. Kurti e ka pasë më thellë kur e ka thënë këtë [për Thaçin]. Ka kënduar si bilbil thotë. Bilbili nuk e kam ditur që nuk po e përsëritka vetveten. Ai sa herë e hapë sqepin thotë diçka të re”.

Për Selimin një ditë do të merret vesh se çfarë ka folur secili në Hagë, ai vet, Presidenti Thaçi dhe të gjithë të tjerët që do të intervistohen.

“Thaçi është mirë që ka folur, nuk e di çfarë ka folur por do ta mësojmë për secilin çfarë ka folur. Është shumë me rëndësi kush mban kokën lart i fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat