Haxhiu: Hoti e Osmani paratë e Darkës së Lamës më mirë t’i jepnin për barna

Aktuale

Haxhiu: Hoti e Osmani paratë e Darkës së Lamës më mirë t’i jepnin për barna

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 22:27
Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në vazhdim të emisionit “Debat” të RTK-së, ka thënë se ata që nuk besojnë se ka virus i njohur si koronavirus, duhet t’i vizitojnë ato familje që kanë humbur më të afërmit e tyre.

Sa i përket rrezikur për rimbyllje të vendit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, Haxhiu ka bërë thirrje që të respektohen masat dhe mos të vijmë në pozitë të ngjashme me Belgjikën, e cila nga sot ka filluar mbylljen.

“Mos të vijmë në pozitë që të mbyllemi sërish si Belgjika. Belgjika ka shumë raste sot të të infektuarve  dhe mbi 50 të vdekur, prandaj ne nuk duhet të rrezikojmë”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, rritja e numrit të infektuarve na shtynë të marrim masa, por mos të shkohet në ekstrem të shifrave dhe të mbyllemi totalisht.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria duhet të vendosin kontrolle në portat hyrëse të Kosovës për këto vende me rrezikshmëri”, ka thënë ai.

Sa i përket organizimit sonte të “Darkës së Lamës” nga kryeministri Avdullah Hoti, Haxhiu e ka kundërshtuar atë në këtë kohë të pandemisë.

“Më mirë që Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani që do ta mbajë nesër këtë darkë, ato para t’i japnin për barna, e jo të bënin këso shpenzimesh”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat