Profesori universitar: Po gënjejnë për njohjen nga Serbia, jemi shumë larg nga ajo

Aktuale

Profesori universitar: Po gënjejnë për njohjen nga Serbia, jemi shumë larg nga ajo

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 22:39
Ardian Kastrati

Profesori universitar, Ardian Kastrati, ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia është shumë larg dhe nuk do të arrihet brenda një kohe afatshkurtër.

“Hoti e di, por edhe shumë të tjerë që tani janë në opozitë e pozitë e po flasin. Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Dialogu vetëm po e forcon pozitën e liderëve të Serbisë dhe po u jep një legjitimitet edhe brenda Serbisë. Populli serb rritet me sentimetin anti-serb me të cilin e konsideron si një viktimë veten dhe Kosovën si pjesë të saj.

“Krejt Kosova është Serbi” thonë ata. Është vështirë të arrihet njohja. BE mendon që duke e integruar brenda saj, ajo do ta njohë vetë Kosovën.

Por një sondazh i para dy javëve ka dalur me analizë se qytetarët serbë më përpara nuk futen në BE sesa të njohin Kosovën. Jemi shumë larg nga njohja. Sa herë që del kryeministri Hoti në medie dhe flet për njohje reciproke ai gënjen. Edhe këshilltarët e tij e thonë këtë sigurisht. Jemi larg nga njohja prej Serbisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat