E akuzuan Kurtin se e motivoi Lajçakun, VV i reagon ashpër Abelard Tahirit

Aktuale

E akuzuan Kurtin se e motivoi Lajçakun, VV i reagon ashpër Abelard Tahirit

Nga: A.Zh Më: 22 tetor 2020 Në ora: 23:02
Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, ka thënë se emisari i dialogut Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, motivimin për ndryshim të Kushtetutës, mund ta ketë marrë nga takimi me ish-kryeministrin Albin Kurti.

Atij për këtë deklaratë, i është kundërpërgjigjur Lëvizja Vetëvendosje. Avni Zogiani nga LVV-ja, i ka quajtur “shërbëtorë të Vuçiqit” zyrtarët e PDK-së, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ata e kanë “pasion” mashtrimin, duke i akuzuar se ata e “gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën”.

“Këta shërbëtorët e Vuçiqit tu e gjujt gurin e tu e fsheh dorën! Këtë mentalitet kanë, nuk dinë asgjë tjetër, mashtrimin e kanë pasion!”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook./BS

Image
Postimi i Zogianit në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat