Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në një intervistë ka folur për deklaratën e Isa Mustafës për hetimin e personit që vodhi 2 milionë euro nga thesari i shtetit.
Ai ka thënë se Mustafa ka ndërhyrë në punën e drejtësisë në rastin e Haki Rugovës, duke iu bërë presion.
Bajqinovci thotë se Mustafa për Haki Rugovën nuk kërkoi hetim deri në fund, ndërsa për personin e arrestuar për vjedhje e bëri të kundërtën.
Ai e ka quajtur hakmarrje të Mustafës dhe Hotit për shkarkimet që ndodhën ditë më parë.