Avokati i Grudës, i dyshuar për vjedhjen e 2 milionëve: Nuk ka mundur ta kryejë transaksionin për 8 minuta

Aktuale

Avokati i Grudës, i dyshuar për vjedhjen e 2 milionëve: Nuk ka mundur ta kryejë transaksionin për 8 minuta

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 23:45
Labinot Gruda

Veton Rrecaj, avokati i Labinot Grudës që dyshohet se vodhi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, ka thënë se klienti i tij është habitur me arrestimin që i ka ndodhur, për më tepër ai është shprehur se Gruda është i relaksuar dhe i bindur në pafajësinë e tij.

Rrecaj shprehet se për 8 minuta nuk mund të kryhet ky transaksion.

“I njëjti deklarohet dhe çuditët shumë që është i dyshimtë – është e pamundur që brenda 8 minutave të bëhet ky transaksion, ka qenë i çuditur për çfarë arsye më kanë arrestu”, ka thënë Rrecaj.

Më tej ai ka zbuluar detaje nga biseda e tij me të dyshuarin për vjedhjen e 2 milionëve eurove.

“Mua më ka thënë që ka qenë koha e drekës, është e mundur që nuk ka qenë gjatë asaj kohe fare në zyre. Me kolegët e punës thotë se ka pasur raporte të mira”, deklaroi ai

I pyetur se çfarë shkollimi ka klienti i tij, avokati Rrecaj është shprehur se e ka të kryer fakultetin ekonomik si dhe magjistraturën, po në drejtimin ekonomik.

Pala mbrojtëse e Grudës është shprehur se klienti I tij nuk mund të jetë i përfshirë në mënyrë zingjirore e as individuale në këtë krim.

Gjendja ekonomike e tij është mesatare, është shprehur avokati kur është pyetur për gjendjen financiare të të dyshuarit për vjedhjen e 2 milionë eurove.

“Gjendja e tij materiale është e mesme”, ka thënë ai derisa ka shtuar se është njeri i martuar ka fëmijë.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot, ka marrë vendim që Labinot Gruda të qëndroj në paraburgim për tridhjetë ditë për shkak se ka vjedhur nga Thesari i Shtetit 2 milionë euro dhe i transferoi ato në një kompani private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat