Krasniqi: Hoti ka shkarkuar persona të lidhur me partitë politike

Aktuale

Krasniqi: Hoti ka shkarkuar persona të lidhur me partitë politike

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 00:04
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka shkarkuar persona të lidhur me partitë politike dhe me këtë veprim ka bërë mirë, por se duhet të gjejë zëvendësime që nuk kanë lidhje politike për të arsyetuar veprimin.

Hoti së fundi shkarkoi drejtorin e Policisë, të Doganës dhe ATK-së.

“Deri më tash kemi parë edhe disiplinë në kuadër të Qeverisë. Z. Hoti pavarësisht këtyre minuseve, është person që ka autoritet, nuk është person që mund të shantazhohet lehtë. Kur je person që nuk ke të paktën publikisht këso raste, e bën më të lehtë që kryeministri ta ushtrojë punën e tij dhe të mos bëjë kompromise që mund ta dëmtojnë atë personalisht. Shkarkimet që janë bërë kanë qenë, së paku një pjesë e tyre, njerëz që kanë qenë direkt të lidhur me politikën, partitë politike, që kanë qeverisur në Kosovë më herët. Ky është një drejtim pozitiv, shkarkimi i tyre, duhet gradualisht të bëhet njëlloj i zëvendësimit të këtyre figurave me persona që kanë integritet, që janë të paanshëm politikisht dhe të cilët janë profesionistë për këto detyra”, ka thënë Krasniqi. Është vetëm një hap ky, shkarkimi nuk është i tëri. Të presim kush të emërohet e të vlerësojmë motivet e këtyre shkarkimeve. Si të tilla shkarkimet kanë qenë të nevojshme të shohim me kë zëvendësohen. Nëse zëvendësohen me persona politik, e shohim që nuk ka pasur qëllim të bëhet ç’kapja e shtetit prej partive tjera politike, pasi ato nuk është se i kanë vetëm këta zyrtarë por shumë vartës në institucione tjera që mund të sabotojnë punën e Qeverisë”.

Ai ka përmendur se ka pasur raste kur kryeministra në të kaluar nuk kanë ditur se çfarë po ndodh në Qeverinë e vet.

“Ka pasur kryeministra që nuk kanë ditur se çfarë po ndodh me Qeverinë e tyre. Me kryeministrin Haradinaj ku arrestohen shtetasit turk nga ministria e Brendshme, nga agjencia e Intelegjencës, e kryeministri nuk ka informata për çfarë po ndodh. Mund të ndodh me këtë sistem fare lehtë që të jesh kryeministër e të mos kesh ushtrim të kompetencave të tua në gjitha dikasteret që supozohet t’i drejtosh”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat