Hoti vizitë zyrtare në Maqedoninë Veriore

Aktuale

Hoti vizitë zyrtare në Maqedoninë Veriore

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 07:11
Avdullah Hoti

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, Kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera me liderë politikë në këtë vend.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e kumtesën e kryeministrisë.

Për shkak të pandemisë mediat nuk do të jenë prezente në këto takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat