Shtimi i rasteve me COVID 19, deputetja e AAK-së del kundër mbylljes totale

Aktuale

Shtimi i rasteve me COVID 19, deputetja e AAK-së del kundër mbylljes totale

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 08:45
Albena Reshitaj

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se mbyllja totale e vendit nuk është zgjidhje as për qytetarët e as për përgjegjësit shtetërorë.

“Kjo do të hendikeponte vendin, do të ulte edhe zhvillimin ekonomik, do të thellonte edhe më shumë krizën. Mbyllja do të ishte skenari i fundit i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ju ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të japin maksimumin dhe të bëjnë plane konkrete për tejkalimin e kësaj situate.

“Ne duhet ta implementojmë ligjin për pandeminë dhe të monitorojmë punën e përgjegjësve që duhet të zbatojnë ligjin”, ka thënë Reshitaj.

Sipas saj, Kosova është duke hyrë në një fazë më të rrezikshme, prandaj thirrja e saj ishte që qytetarët të zbatojnë masat duke filluar nga mbajtja e maskave, distanca dhe higjiena.

Reshitaj: Mbyllja totale e vendit nuk është zgjidhje, të respektohen masat Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, në...

Posted by Grupi Parlamentar i AAK-së on Thursday, October 22, 2020

“Mos të tubohemi, mos të ketë grumbullime të shumë njerëzve”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat