Haziri: Nuk është politikë e LDK-së që të ftojë PDK-në në koalicion qeverisës

Aktuale

Haziri: Nuk është politikë e LDK-së që të ftojë PDK-në në koalicion qeverisës

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:16
Lutfi Haziri

Në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar për koalicionin e mundshëm të LDK-së me PDK-në, ambieciet e tij për të parin e LDK-së dhe preferencat e tij për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

I pari i Gjilanit ka thënë se nuk është politikë e LDK-së që të ftojë PDK-në në koalicion për të udhëhequr Qeverinë.

“Jo, nuk është politikë e jona. Edhe ne kemi qenë në opozitë dhe kemi dhënë kontribut konstruktiv si opozitë. Ne me ftu nuk e kemi obligim”, është shprehur Haziri.

Më tej, Haziri ka folur edhe për ambiciet e tij për të marrë postin e të parit të LDK-së. Ai është shprehur se një ditë do t’i vijë radha edhe atij.

“Një ditë vjen rendi besoj, me u shty nuk shtyhem, jam për marrëveshje. Demokracia funksionon edhe në marrëveshje jo vetëm në vota”, ka potencuar kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së.

Ndërsa sa i përket zgjedhjes së presidentit të Kosovës pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit, Haziri është shprehur se preferon president konsensual.

“Unë jam për një president konsensual, mund të vijë nga partitë, mund të vijë nga jashtë partitë ndoshta kish qenë zgjidhja ma e mirë”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat