Analisti: Të djathtët në shërbim të Vuçiqit

Aktuale

Analisti: Të djathtët në shërbim të Vuçiqit

Nga: D.G. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 10:53
Pamje e mbëmshme nga Beogradi

Incidentet e të djathtëve nuk janë raste të veçuara, bëhet fjalë për kontinuitet, ka thënë gazetari i javores "Vreme" Andej Ivanji duke komentuar ngjarjet nga hapja e festivalit "Mirëdita, dobar dan", përkatësisht sulmet të enjten në mbrëmje.

"Në përgjithësi, atmosfera në shoqërinë serbe vazhdimisht po nxehet, ekziston një ndjenjë më e dobët e sigurisë dhe besimit tek institucionet, dhe në një atmosferë të tillë, ku nuk ka më rregulla, gjuhet në errësirë, kështu që nëse jeni në anën e pushtetit ke privilegje, është logjike që organizata të tilla shfaqen veçanërisht nëse autoritetet shtetërore nuk reagojnë, gjë që edhe po e bëjnë", tha ai për televizionin N1.

Për faktin se të djathtët e mbledhur thërrisnin "Vrite shiptarin", Ivanji thotë se është "jeta që kemi jetuar për 30 vitet e fundit".

"Nuk ka luftëra në rajon, dhe nëse kujtojmë vitet '90 dhe parullat që shkonin atëherë, të gjitha ishin thirrje për luftëra dhe përleshje, kjo nuk është asgjë tani. Por, kur organizata të tilla lejohen të zhvillohen, mund të ka edhe një përleshje", tha ai.

Në të njëjtën kohë, shton ai, ato grupe po bëhen të dukshme në publik, kështu që tifozët e tyre mund të angazhohen për të qenë sa më aktivë.

"Do të duhej pritur që autoritetet kompetente të merren me grupe të tilla, por përvoja na tregon se kjo nuk po ndodh," shtoi Ivanji.

Arsyeja për këtë është se tani të njëjtat grupe janë të nevojshme si një armik i supozuar i qeverisë.

"Kur nuk ka opozitë parlamentare në Serbi, do të dëgjohen vetëm pikëpamjet e SNS-së (partisë së Vuçiqit), në një situatë të tillë autoritetet kanë nevojë për një armik me të cilin duhet të merren. Nëse nuk jeni të rrezikuar nga asnjëra anë, sipas këtij modeli, pushtetit i nevojite kundërshtarë imagjinarë, qendra të mëdha të fuqisë që e kërcënojnë, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se incidente të tilla të të djathtëve do të ketë më shumë, janë në favor të SNS-së dhe Vuçiq, sepse çdo presion nga jashtë, për mediat, demokracinë, mund të dalin me këtë argument - shihni me çka duhet të luftoj", shpjegon Ivanji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat