Reagon këshilltari i Pacollit: Nuk ka paqe e pajtim me Serbinë, me qeveri besnike ndaj politikës gjenocidale të Millosheviçit

Aktuale

Reagon këshilltari i Pacollit: Nuk ka paqe e pajtim me Serbinë, me qeveri besnike ndaj politikës gjenocidale të Millosheviçit

Nga: G.B Më: 23 tetor 2020 Në ora: 12:01
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacollit, ka reaguar pasi Ivica Daçiq ka marrë postin e kryetarit të Kuvendit në Serbisë, duke thënë se ai do të sulmojë opozitën dhe pakicat, veçanërisht shqiptarët që përfaqësohen në Parlamentin e Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se përderisa ka politikanë të tillë që janë besnikë ndaj politikës gjenocidale të Millosheviçit, nuk do të ketë paqe dhe pajtim, përcjell Bota sot.

Zyberaj ka thënë se do të kemi një të ardhme më të mirë më fqinjin verior vetëm kur Vuçiç, Daçiç dhe kjo klasë në Beograd të kërkojë falje për viktimat dhe të përballet me drejtësinë.

Postimi i tij i plotë:

Presidenti serb Vuçiq ka promovuar Ivica Daçiq, ish-zëdhënësin e Millosheviqit, në një rol të ri ku ai do të bëjë punën që di ta bëjë më mirë, të sulmojë opozitën dhe pakicat, veçanërisht shqiptarët që përfaqësohen në Parlamentin e Serbisë.

Daçiç është një fosil i regjimit dhe politikave gjenocidale të Millosheviqit që janë rinovuar nga Daçiç dhe Vuçiç në Serbi sot.

Për sa kohë që politikanë të tillë ekzistojnë në Serbi dhe i mbijetojnë zgjedhjeve, pajtimi dhe paqja është e vështirë me një qeveri dhe udhëheqje që është besnike ndaj politikës gjenocidale të Millosheviçit.

Daçiç e bëri veten një klloun nëpër botë dhe ai do të vazhdojë mbështetëse politikat gjenocidale në rolin e tij të ri.

Ne do të jemi në gjendje të kemi në një të ardhme më të mirë më fqinjin verior vetëm kur Vuçiç, Daçiç dhe kjo klasë në Beograd të kërkojë falje për viktimat dhe të përballet me drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat