​Ushtarët sllovenë të KFOR-it ndihmojnë komunitetet në masat anti-Covid-19

Aktuale

​Ushtarët sllovenë të KFOR-it ndihmojnë komunitetet në masat anti-Covid-19

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kontingjenti slloven i KFOR-it që i përket Komandës Rajonale Perëndim i udhëhequr nga Italia, dorëzoi maska për fytyrë në një kopsht fëmijësh në komunën e Istokut, për të përmirësuar mbrojtjen e arsimtarëve dhe nxënësve ndaj Covid-19. Ushtarët sllovenë gjithashtu dhuruan mjete shkollore për fëmijë për të gjitha komunitetet.

Sipas KFOR-IT, ushtarët sllovenë dhuruan gjithashtu pajisje mbrojtëse personale dhe termometra me rreze infra të kuqe për Manastirin e Kishës Ortodokse Serbe të Deçanit, ku ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale Perëdim veprojnë si përgjegjësit e parë të sigurisë.

“Manastiri njihet nga UNESCO si një vend i Trashëgimisë Botërore dhe është vendi i vetëm nën mbrojtjen e operacionit të udhëhequr nga NATO. Të dy iniciativat sllovene u finalizuan gjithashtu falë ekipeve ushtarake civile dhe të ndërlidhjes dhe monitorimit të Komandës Rajonale Perëndim. Që nga shpërthimi i Covid-19 KFOR-i ka mbështetur në mënyrë të paanshme përgjigjen lokale ndaj pandemisë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë dhe duke lehtësuar shpërndarjen e ndihmës për institucionet në Kosovë nga aleatët dhe partnerët e NATO-s mbi baza bilaterale, si Gjermania, Italia , Polonia, Turqia dhe Austria”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat