Tomë Gashi: Ekspertët nga Zvicra kërkuan më shumë informacione për rastin Dehari

Aktuale

Tomë Gashi: Ekspertët nga Zvicra kërkuan më shumë informacione për rastin Dehari

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:45
Foto e publikuar ne Facebook

Tash e dy ditë, Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është paraqitur në Policinë e Kosovës, në Prishtinë.

Avokati Gashi së bashku me prindërit e Deharit morën pjesë edhe sot në takimin e planifikuar me ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër – Lausanne, të cilët u sqaruan për ekspertizat e tyre të datës 14 qershor 2019 dhe 9 shtator 2019 në lidhje me rastin Dehari.

Ai thotë tutje se ekspertët e Zvicrës kanë kërkuar më shumë informata dhe dëshmi nga institucionet tona.

“Duhet të ketë drejtësi për Astrit Deharin! Dita e dytë e punës me ekspertët zvicerran. Ata kërkuan me shumë informata dhe dëshmi nga Institucionet tona”, ka shkruar Gashi.

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat