​Mustafa: Nëse dështojmë ta zgjedhim presidentin shkojmë në zgjedhje

Aktuale

​Mustafa: Nëse dështojmë ta zgjedhim presidentin shkojmë në zgjedhje

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:14
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar të premten partnerët e koalicionit. Pas takimin ai deklaroi se nëse nuk arrijnë dakordim për postin e presidentit atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. Por ai theksoi se në takimin që zhvilluan sot me partnerët qeverisës nuk kanë biseduar as për çështjen e presidentit, dhe as për funksionimin e koalicionit qeverisës.

Sipas tij hapja e temës së postit të presidentit nuk është mirë të hapet në këtë kohë kur presidenti ende ndodhet në zyrën e tij dhe ka mandat kushtetues.

Mustafa: Nuk biseduam për çështjen e presidentit dhe koalicionin

“Këto tema nuk i kemi biseduar çështjen e presidentit, çështjen e koalicionit për të cilat po flitet sepse nuk jemi ata ne që mund ta bëjmë këtë punë dhe unë vlerësoj se nuk është mirë që kjo çështje të hapet tani përderisa kemi presidentin në zyre ka mandatin kushtetues nëse ballafaqohemi me një mandate kushtetues për një arsye apo tjetër. Atëherë mendoj se ka vullnet që shpejt të ulemi të bëjmë përpjekje të bëjmë zgjidhje si zgjidhje të vullnetshme me të cilat nuk pajtohemi vetëm ne si liderë politikë, por edhe partitë tona sepse nuk është çështje personale, nëse jo të gjithë ne jemi të përgatitur që të shkojmë në zgjedhje nëse dështojmë ta zgjedhim presidentin në afatin që e përcakton Kushtetuta”, tha Mustafa.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po pretendon të jetë presidentit i vendit, e lidhur me këtë lideri i partisë më të madhe në pozitë thotë se Haradinaj asnjëherë nuk ka kushtëzuar.

Por Mustafa tha se derisa nuk kanë bërë marrëveshje, nuk e ka për obligim që ta bëjë president.

Mustafa: Tash nuk kemi asnjë obligim ndaj askujt që ta bëjmë president

“Tani nuk mund të them asgjë as për Haradinaj as për një kandidat tjetër sepse nuk kemi marrëveshje të tillë atëherë unë i kam kërkuar votat e deputetëve tanë mbi bazën e implementimit të një marrëveshje që e kam nënshkruar vetëm me vullnetin e shumicës absolute të Këshillit të Përgjithshëm të LDK. Tash nuk kemi asnjë obligim ndaj askujt që ta bëjmë president dhe që unë të dal nesër dhe të kërkoj votën, nëse do vijmë në një situatë që ne do përkrahin një kandidat për president në mënyrë që të zgjatet qeverisja edhe më tutje dhe ta kapërcejmë sfidën e presidentit. Mirëpo, kur t’I vije koha unë e kisha marr për obligim që të kërkoj edhe prej deputetëve që ajo të bëhet por tani për tani asnjë kërkesë nuk e kam dhe as nuk do e kemi derisa mos të ketë ndonjë marrëveshje, mos të vije që të diskutojmë për atë çështje dhe përderisa nuk kemi obligim të nënshkruar për president”, tha ai.

Se a ka LDK-ja ndonjë kandidat për postin e presidentit, kreu i këtij subjekti politik tha se nuk kanë biseduar asnjëherë për këtë çështje.

Isa Mustafa nuk ka dashur ta komentoj takimin e djeshëm në mes të presidentit, Hashim Thaçi me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

E për propozim aktakuzën e Gjykatës Speciale për presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së , lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se në këtë aspekt nuk kanë biseduar kurrë me Thaçin, por që nëse vendi sfidohet atëherë duhet të gjendet një rrugëdalje.

Mustafa: Me Thaçin nuk kam biseduar për çështjen e propozim aktakuzës

“Askush nuk ka informata se çka ndodh atje, dhe po ashtu nuk e dimë se kur mund të veproj Prokuroria dhe Gjykata Speciale me ngritje të aktakuzave apo me mos ngritje sepse ka mundësi që ajo të mos të bëhet publike në një periudhë të caktuar ose ka mundësi që Gjykata të shfrytëzoj të gjitha procedurat ligjore që procesin ta përfundoj ashtu që ata e kanë me procedura e tyre dhe në këtë aspekt as nuk kam biseduar kurrë me presidentin dhe as nuk i jap të drejtë vetës të bisedoj sepse nuk kam të drejtë të ndërhyjë por jam i bindur se as presidenti dhe as të tjerët nuk kanë informata për ato çështje. Nëse ne sfidohemi për një moment a nuk kisha dashur të sfidohemi sepse është në pyetje shteti duhet të ulemi dhe të shohim se cila është rrugëdalja”, tha kreu i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat