Reagon Lushtaku, paralajmëron padi ndaj Insajderit dhe Vehbi Kajtazit

Aktuale

Reagon Lushtaku, paralajmëron padi ndaj Insajderit dhe Vehbi Kajtazit

Nga: A.Morina Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:58
Mërgim Lushtaku

Gazeta Insajder, gjatë ditës raportoi se në vjedhjen e Thesarit të Shtetit është përfshirë, Burim Bujupi, ortak biznesi me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut i cili i kërcënoi me padi gazetën Insajder dhe gazetarin Vehbi Kajtazi.

"Gazeta Online Insajderi.org dhe Vehbi Kajtazi, kërkoj nga ju që menjëherë të kërkoni falje dhe ta tërhiqni shpifjen që keni bërë ndaj meje. Edhe pse unë sot ua kam sqaruar se Burim Bujupi i përmendur nuk ka të bëj me ortakun tim, ju përsëri keni shpifur rëndë", deklaroi Lushtaku, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Gazeta Online Insajderi.org dhe Vehbi Kajtazi, kërkoj nga ju që menjëherë të kërkoni falje dhe ta tërhiqni shpifjen që keni bërë ndaj meje.

Edhe pse unë sot ua kam sqaruar se Burim Bujupi i përmendur nuk ka të bëj me ortakun tim, ju përsëri keni shpifur rëndë.

Nëse nuk tërhiqeni nga shpifjet e tilla në një afat sa më të shpejtë, une do të ju padis!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat