Avokati i njohur shqiptar që po mbron vlerat e UCK-së: Me 24 tetor në ditelindjen e presidentit, Thaci dhe Veseli njërën këmbë në Kosovë e tjetrën në Hagë

Aktuale

Avokati i njohur shqiptar që po mbron vlerat e UCK-së: Me 24 tetor në ditelindjen e presidentit, Thaci dhe Veseli njërën këmbë në Kosovë e tjetrën në Hagë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:59
Hashim Thaci

Bernë/Prishtinë 23 tetor -Zyrtaret nga Dhomat e Specializuar kanë informuar publikun përmes gazetes zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Cantopn27.ch”  se ka dhënë njoftime per ngritjen e dy aktakuzave në Kosovë për krime, se pari më 24 shkurt, si dhe një tjetër të paraqitur në 24 prill kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, afati i së cilës për konfirmim skadon më 24 tetor.

“Datat 24 te muajve dhe viteve të caktuara dhe specifike kanë pas rrol shumë të madh në historin e re të Kosovës. Kështu, më 24 mars 1999 filloi ardhja e lirise se Kosoves me fillimin e bombardimeve te NATO-s në krye me amerikanët dhe trupave tjera nderkombëtare ndaj forcave okupuese serbe per ta mbrojtur popullaten shqiptare në Kosovë e cila ishte e rrezikuar të shfarosje tersisht nga terrori gjenocidial serb…” thote ne fillim te bisedës avokati i njohur shqiptar Tomë Gashi qe po mbron vlerat e UCK-së  per per gazeten zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” duke folur 24 orë para se të (mos) shpallet publike aktakuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaci.

Më 24 maj 1999, Tribunali Nderkombëtar për Ish-Jugosllavine i prire nga kryeprokuroja zvicerane Carla del Ponte shpalli aktakuzen kunder kriminleit sern Slobodan Milosheviç. Pra siq po shifer, datë -24 eshte kur ju eshte ngritur aktakuza kunder diktatorit te fundit ne Evropë, shqiptareve ju ka sjellur jo vetem fat por edhe clirim.

“Ishte data 24 mars 1999 kur ne na u kthye shpresa se një ditë do te behemi te barabart me popujt e lire te evropes. Se te behemi edhe shtet i pavarur dhe kjo u realizua më në fund me 12 qershor 1999. Dhe pastaj paskoj nji periudhe jo edhe aq e lehet per Kosovën nen administraten e OKB-së. Pra nen misionin UNMIK- ut ku nga te gjitha anet e botes kishin ardhur shumica te na ndihmonin e një pjesë jo edhe e vogel thjesht te grumbullonin fakte per luften, per luftën e UCK-së per mbrojtjen e popullates shqiptare dhe per qlirimin e Kosoves nga okupatori serb. Dhe keshtu vazhdoj kjo pune deri ne 2001 kur ndodhen arrestimet e para te ish-pjesëtarëve te UCK-së ne Kosovë..” ka thënë avokati Gashi.

Sipas avokatit te njohur kosovar z.Gashi “më pas erdhën edhe akuzat e para nga Tribunali i Hages per ish-jugosllavinë ku ndodhen arrestime e denime te ish-pjestareve te UCK-së ne gjykatat tona ne Kosovë te udhëhequra nga misioni i UNMIK-ut dhe EULEX-i.. Dhe sikur as kjo nuk mjaftoi, u formua nji gjykate speciale ne Hage vetem per ne shqiptaret, vetëm kunder UCK-së. Dhe sot jemi ne ankth për datën 24 tetor!..”

Se a do te konfirmohet apo jo akuza ndaj presidentit Thaqi, avokati i njohur shqiptar Tomë Gashi qe po mbron vlerat e UCK-së ne vazhdim për gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch” thote se “Fillimisht, une besoi se me vet akuzimin e Thaqit ne postin qe ai e ka te presidentit i cili po e mban “per qjef” shumë e ka dëmtuar Kosovën si shtet, por edhe UCK-në. Pa marrë parasysh preferencat politike ndaj tij, akuza per krime lufte dhe krime kunder njerëzimit eshte shume e rëndë per Kosoven. Por konfirmimi evetual do ta demtoj edhe më shumë Kosovën si shteti më i ri në Evropë.

Thaqi i ka bërë shumë damë ne raport me Gjykaten speciale iu cili bëri gjithqka qe ajo te formehej dhe tahs po ben gjithecka po ta zhbërë ate?!..

Pastaj u akuzua nga po kjo gjykate dhe nuk dha doreheqje. Une besoi por nuk desheroj qe akuza do te konfirmohet ndaj Thacit dhe kete per disa arsye, së pari akuza kunder tij eshte ngritur me date 24 prill 2020 e kane akuzuar gjykata speciale ne diten e ditëlindejes se tij. Pastaj po ashtu ne 24 qershor 2020 e ben publike akuzen ndaj tij. Dhe vet publikimi i akuzes ne web faqe te gjykates speciale i bie qe eshte berë me aprovim të saj.

Se a do te konfirmohet apo jo akuza ndaj presidentit Thaqi, avokati i njohur shqiptar Tomë Gashi qe po mbron vlerat e UCK-së ne vazhdim per gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch” ka thënë se “Edhe po të mos konfirmohet akuza ndaj Thaqit praktikisht do të duhet te mbyllet kjo gjykatë, sepse e ka akuzuar kryetarin e shtetit që e ka krjuat ket gjykate dhe pastaj te terhiqet akuza. Kjo nuk do të ndodhë! Tani kemi një situat të tille, sa që Thaqi dhe Veseli njerën këmbe e kanë në Kosove e tjetren në Hagë!..”

Por asgje nuk do të bëhet publike me 24 tetor thote ne fund avokati Gashi duke shtuar se “Pas një dite do ta kemi situaten e njejtë Gjykata speciale nuk do ta bej publike vendimin e saj. Dhe perfundimisht datat 24 tetor, shume simptomatike dhe me peshe te veqant per Kosoven, jo per pse Thaqi e paska ditelindjern ne atë dite, por ja data 24 po bën ndryshime në Kosovë!..”

Ndryshe zyrtaret nga Gjykata Speciale e Hagës për gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch” kane deklaruar se “gjykata nuk eshte e obliguar ta shpalle publike aktakuzen kunder Thacit dhe Veselit…”

Sipas zëdhënësit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett “derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj. Rregullat e Procedurës dhe Provave parashikojnë që, nëse konfirmohet, një aktakuzë do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat