Avokati Tomë Gashi nxjerr rezultatet e zviceranëve për rastin e Astrit Deharit

Aktuale

Avokati Tomë Gashi nxjerr rezultatet e zviceranëve për rastin e Astrit Deharit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:04
Qamile dhe Avni Dehari si dhe avokati Gashi

Pas qëndrimit dy ditorë në Kosovë të ekspertëve zviceranë për hetimin e vdekjes së Astrit Deharit, në një konferencë për media ka dalë avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Sipas avokatit Gashi ekspertët zviceranë janë takuar me hetuesit e Policisë së Kosovës me ekspertë të forenzikës të lamive të ndryshme me ekspertë ligjore të profileve të ndryshme , prej tyre kanë kërkuar informata shtesë.

Më tej ai ka thënë se ekspertët zviceranë kanë vërtetuar prezencën e personave të tretë në rastin e vdekjes së Deharit .

“Njoftimi i prokurorisë ishte që ata të japin sqarime të caktuar lidhur me ekspertizat e tyre që i kanë bërë vitin e kaluar . Ekspertiza që në tërësi kanë eliminuar atë që është dhënë paraprakisht nga institucionet tona se kinse kemi të bëjë me rast të vetëvrasjes së Astrit Deharit, ata kanë eliminuar këtë teori te tillë dhe kanë vërtetuar prezencën e ADN0-së dhe prezencën e personave të tretë në rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, tha Gashi.

Po ashtu ai më tej tha se Prokuroria është dashur shumë më herët që tre dalë me një hetim.

“Ne besojmë që raporti i këtyre ekspertëve do të bëhet në një periudhë kohor sa më shpejte që është e mundur sepse në bazë të këtij raporti prokuroria edhe pse është dashur më herët që kur kanë ardhur ekspertizat e ekspertëve zviceranë që te nxjerrë vendim për hetimin e vrasësve të Astrit Deharit te atyre që e kanë shtyrë në këtë vrasje dhe për ata që e kanë fshehur vrasjen e Astrit Deharit e tani më po bëhen për dy javë katër vite”, tha Gashi.

Ndërsa nëna e Astrit Deharit, Qamile Dehari ka falënderuar ekspertët zviceranë për punë e tyre, dhe ka kërkuar që të vazhdojnë të punojnë ashtu siç kanë bërë deri tash.

Kurse babai i Astrit Deharit, Avni Dehari ka thënë se në shkresat ekspertëve  zviceranë kërkonte të dhënë nga prokuroria.

“Ne bazë të asaj që pamë nga shkresa e ekspertëve zviceranë nuk ishte fjala për sqarime, por përkundrazi merrni të dhënë kërkojnë sqarime prej prokurorisë prej ekspertëve vendorë dhe presim me kohë ata të dalin me një vendim siç ka dalë edhe në raport”, ka thënë Dehari gjatë konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat