Isa Mustafa i sigurt: LDK pret një fitore të bindshme në Podujevë

Aktuale

Isa Mustafa i sigurt: LDK pret një fitore të bindshme në Podujevë

Nga: N. H Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se është takuar me kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, dhe Agim Veliun, kryetar i mëparshëm i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ky takim vije, pasi zgjedhjet në Komunën e Podujevës mbahen më 29 nëntor.

Mustafa shprehet i bindur partia e tij pret një fitore të bindshme dhe të merituar.

Image

Ja shkrimi i Mustafës:

Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i mëparshëm i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në Podujevë po vazhdon një punë me përkushtim për qytetarët e kësaj komune. Rrjedhimisht, LDK pret një fitore të bindshme dhe të merituar të kandidatit të saj. IM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat