Dyshime se kishte edhe vjedhje tjera në Thesar, Lama kërkon intervenimin e FBI-së

Aktuale

Dyshime se kishte edhe vjedhje tjera në Thesar, Lama kërkon intervenimin e FBI-së

Nga: A.Zh Më: 23 tetor 2020 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, ka komentuar për skandalin me vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Ajo ka hedhur dyshime se mund të ketë pasur vjedhje të tjera të ngjashme me këtë të fundit, përcjell Bota sot.

Lama ka kërkuar hetime të thella për rastin, duke thënë se duhet të ftohet edhe FBI.

Sipas saj, aksioni kishte edhe mbështetje politike, pasi siç ka thënë ish-ambasadorja, asnjë njeri normal nuk do të kishte guxuar të bënte një veprim të tillë.

"Me siguri ka pasur edhe vjedhje të tjera të ngjashme me këtë të 2 milionë eurove nga Thesari. Duhen hetime të thella dhe të zgjeruara dhe nga ndonjë task forcë e pavarur. Ministria e Financave është mirë të ftojë FBI për të udhëhequr hetimet.

Një abuzim i tillë rrënon kredibilitetin e shtetit. Vjedhja e Thesarit në mënyrë të tille është një akt i paprecedent. Ka pasur mbështetje politike, pasi asnjë njeri normal nuk do të kishte guxuar të bënte një veprim të tillë", ka shkruar Lama në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat