15-vjeçarja nga Gjilani rrëfen si u dhunua nga tre persona

Aktuale

15-vjeçarja nga Gjilani rrëfen si u dhunua nga tre persona

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 20:35
Gjilan

Tre persona u arrestuan si të dyshuar për dhunimin e një vajze 15-vjeçare.

Janë shumë afër njëra tjetrës.

Shtëpia e vajzës 15-vjeçare dhe moteli ku dyshohet se ajo u përdhunua.

Ndërkohë, si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre janë tre  djem nga Kamenica.

T7 ka kontaktuar me të miturën, e cila ka edhe problem me shëndetin mendor.

Ajo nën kushte anonimiteti ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

Sipas saj gjithçka kishte nisur nga kontaktet me njërin nga djemtë në rrjete sociale.

Ndërkaq e ëma e viktimës tregon se vajza e saj ka probleme mendore.

Edhe kjo gjithë rrëfimin e bënë në kushte anonimiteti.

Ajo poashtu thotë se u lajmërua nga komshinjtë për atë se çka kishte ndodhur.

Të dyshuarit A.SH Q.P dhe E.C janë arrestuar menjëherë nga policia.

Këta të fundit të dyshuarit i kanë kapur në kushte flagrance.

Ndërsa, ndonëse media ka kontaktuar me policinë e regjionit të Gjilanit, këta të fundit nuk kanë dhënë detaje.

Por, nga prokuroria bëjnë me dije se tashmë ndaj të dyshuarve është parashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit.

Ky nuk është rasti i parë i tillë që ka ndodhur në rajonin e Gjilanit, kjo pasi që raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat