Aliu: Po vërtetohet se një ari tokë është shitur për një euro, do t’i hetojmë proceset se kush ka përfituar

Aktuale

Aliu: Po vërtetohet se një ari tokë është shitur për një euro, do t’i hetojmë proceset se kush ka përfituar

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 20:56
Liburn Aliu

Anëtari i Komisionit hetitmor për procesin e privatizimit, Liburn Aliu, thotë se tek tani po vërtetohet se një ari tokë, siç ka thënë ai, është shitur për vetëm një euro.

Aliu thotë se procesi hetimor do të vazhdojë, gjersa shton se të njëjtat do vijojnë deri në hetimin se kush ka përfituar.

“Këto janë rrëfime të tmerrshme, deri më tani ka pasur thashethëmë, të cilat në sy të parë kanë mundur të jenë të pabesushme edhe pse njerzit kanë insistuar të thonë se janë të vërteta ato dhe tani po vertetohet po vërtetohet se një ari tokë është shitur për 1 euro”, ka thënë ai për “Expose”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat