Vëllau i tij u përmend si i përfshirë në skandalin e 2 milionëve, ja si reagon këshilltari i Pal Lekaj

Aktuale

Vëllau i tij u përmend si i përfshirë në skandalin e 2 milionëve, ja si reagon këshilltari i Pal Lekaj

Nga: H.O. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 21:03
Argjend Zejnaj

Derisa iu përmend emri i vëllaut të tij, si i përfshirë në vjedhjen e 2 milionëve nga Thesari, ka reaguar Argjend Zejnaj. Ndryshe, ai ishte edhe shefi i kabinetit të ish-ministrit të Infrastrukturës, Palë Lekaj.

Emri i vëllait të tij është përmendur në një hulumtim nga mediat, por që Zejnaj e kundërshton ashpër, duke paralajmëruar edhe padi ndaj tyre.

Ai në një postim në Facebook shkruan se sonte është rrezikuar jeta e tij, familjareve dhe prishja e imazhit të kompanisë së vëllaut të tij.

Postimi i plotë:

Përkitazi me shpifjen e insajderit, e cila si kundërpeshë do të marr një padi në gjykatë.

Vehbi Kajtazi, ka qenë shok dhe punëtor i vellait tim dhe besoj na njeh shumë mirë, nëse ne jemi familje e këtyre punëve të pista, për të cilat na ka përfolur në portalin e tij, mua, vellain dhe kompaninë e tij, “KREATIV”.

Asnjëherë në jetë se kam taku, se kam njohur dhe as që e njoh, kompaninë dhe ose pronarin e kompanisë e cila po hetohet për skandalin e 2 milion eurove.

Sonte, Vehbi Kajtazi, shkaktoi rrezikim të jetës time, të familijarëve të mi dhe prishje të imazhit të kompanisë së vellait, e ndërtuar më shumë mund që disa vite./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat