Haki Abazi: Hotin duhet për veshi me dërgu në prokurori

Aktuale

Haki Abazi: Hotin duhet për veshi me dërgu në prokurori

Nga: A.Morina Më: 23 tetor 2020 Në ora: 21:09
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar pra pas vjedhjes së 2,1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Abazi në një postim në facebook tha se Hoti nuk duhet të dorëhiqet, por të dërgohet për veshi në prokurori.

"Kur nje skandal si ky i 2 milionshit ndodhë në orën e një kryeministri që hiqet sikur di diçka nga menaxhimi apo organizimi financiar jo dorëheqja por për veshi e në prokurori duhet me dërgu", deklaroi Abazi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Kur nje skandal si ky i 2 milionshit ndodhë në orën e një kryeministri që hiqet sikur di diçka nga menaxhimi apo organizimi financiar jo dorëheqja por për veshi e në prokurori duhet me dërgu. Mjerim është që kemi një prokurori që nuk ndjekë linjën e përgjegjësisë ligjore dhe institucionale.

Ky, i njejti tinëzar e ka shpërbërë taskforcen antikorrupcion dhe bluan pa rreshtur gjera KOTI. Ndersa shteti vazhdon të vjedhet deri në thesar!

Nuk i qel ky vend sytë kur ka këtë nivel të papërgjegjësisë dhe injorancës politike. Kjo është kapje tinzare e shtetit.

Liberalizimi vizave nuk ndodh kur nuk janë në gjendje me rujt thesarin e as kasafortat dhe aq me pak kur largohen SHBA dhe BE nga përzgjedhja e prokuroreve. Kjo është antiamerikanizem e antievropian në vepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat