Arian Zeka: Ja si do të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit

Aktuale

Arian Zeka: Ja si do të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:00
Arian Zeka

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimi konkret i saj mbetet sfida kryesore mes dy vendeve.

Prishtina zyrtare ka hartuar një plan veprimi mbi këtë çështje dhe siç thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, pritet që një të tillë ta bëjë edhe Beogradi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai flet gjithashtu mbi një nga pikat e marrëveshjes që shkaktoi kundërshti e kritika në Kosovë, ajo që lidhet me përdorimin e përbashkët të ujrave të liqenit të Ujmanit. Gjatë qëndrimit në Uashigton zoti Zeka zhvilloi takime me drejtuesit e Korporatës Financiare të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat