A ka Nisma kandidat për president? Flasin nga partia e Limajt

Aktuale

A ka Nisma kandidat për president? Flasin nga partia e Limajt

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:05
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate aktualisht nuk ka kandidat për president. Kjo pasi sipas Albulena Balaj-Halimajt këtë çështje nuk e kanë diskutuar fare.

“Nuk kemi menduar rreth kësaj çështje. Nuk e di a e synojmë sepse nuk kemi menduar rreth kësaj çështje për shkak se ne e kemi një president. Deri në momentin që e kemi (presidentin) ne nuk duhet të çojmë energji për diçka që kemi. Në momentin kur presidenti nuk do të jetë më ne do të mendojmë për këtë pjesë”, tha Balaj-Halimaj në emisionin ‘Dhoma e rrëfimit”.

Ndërkohë ajo mendon se partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj është ndryshe nga partitë tjera.

“Është një Nismë e cila i ka dhënë hapësirë grave dhe të rinjve. Për faktin që unë kam këtë pozitë Nisma e ka dëshmuar këtë”, thotë ajo.

“Ka edhe dallime të tjera. Për çdo vendim që Nisma e merr pyetet në organet e brendshme dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që të vendos vetëm dikush ose pak persona për diçka ndërkohë që kjo nuk ndodh në partitë e tjera”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat