Balaj-Halimaj tregon a kishte keqkuptim me Selmanajn për ulëse

Aktuale

Balaj-Halimaj tregon a kishte keqkuptim me Selmanajn për ulëse

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:35
Albulena Balaj-Halimaj

Albulena Balaj-Halimaj në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” ka folur edhe për mbledhjen e parë të qeverisë Hoti dhe ulësen afër kryeministrit.

Në atë mbledhje ajo thotë se kishte marrë një letër të protokollit e cila i tregonte se ku duhet të ulej dhe se nuk kishte pasur ndonjë keqkuptim me zv.kryeministrin, Driton Selmanajn.

Për Balaj-Halimajn pak rëndësi ka se ku ulesh.

“Thjesht e kam marrë një letër të protokollit ku duhet të ulem dhe jam ulë aty. Ka filluar mbledhja e kemi mbajtur pastaj i kemi ndryshuar vendet. Për mua fare nuk ka rëndësi ku ulesh, por ka rëndësi veprimtaria se çka bën ti. Është e parëndësishme për mua, mund të ulem te dera apo kudo”, ka theksuar zv.kryeministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat