Pensionohet profesori Milazim Krasniqi: Shpërthen në lot gjatë emisionit pas një befasie

Aktuale

Pensionohet profesori Milazim Krasniqi: Shpërthen në lot gjatë emisionit pas një befasie

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 23:17
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka qenë i ftuar sot.

Ai kishte marrë ftesë dhe kishte pranuar të shkonte në emision për të analizuar situatën politike në vend, por në fakt ai nuk e dinte se ideja e kësaj ftese ishte befasia e përgatitur nga stafi i emisionit Frontal dhe Departamentit të Gazetarisë në UP.

Prezenca e tij në emision përkonte me ditëlindjen e 65’të që është edhe mosha e pensionimit.

Për Krasniqin ka qenë e papritur ajo çka iu servua në emision.

Madje në një moment ai ka filluar të qajë kur në ekran është shfaqur Memli Krasniqi të cilin nuk e kishte parë që nga koha kur ky i fundit u prek nga Covid 19.

Shikoni më poshtë videon dhe emocionet e shumta që ka sjell kjo befasi për Krasniqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat