Vjedhja mafioze e 2 milionë eurove, Latifi tregon pse partitë luftojnë që t'i vendosin besnikët e tyre në pozitat kyçe të administratës

Aktuale

Vjedhja mafioze e 2 milionë eurove, Latifi tregon pse partitë luftojnë që t'i vendosin besnikët e tyre në pozitat kyçe të administratës

Nga: G.B Më: 24 tetor 2020 Në ora: 10:42
Blerim Latifi

Blerim Latifi ka thënë se vjedhja mafioze e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, e bën të qartë pse partitë luftojnë që t'i vendosin besnikët e tyre në pozitat kyçe të administratës publike, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtë e bëjnë që të jenë pjesë e sistemit të zhvatjes së buxhetit të shtetit, një sistem që vetëm një gjykatë speciale, me hetues perëndimorë, do të ishte në gjendje ta çmontonte.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vjedhja mafioze e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit na e bën të qartë arsyen se pse partitë politike në Kosovë, sidomos grupet klienteliste brenda tyre, luftojnë aq shumë që t'i vendosin besnikët e tyre në pozitat kyçe të administratës publike, në sekretariatet e ministrive, në bordet e ndërmarrjeve publike, në zyrat e prokurimeve publike. Pra, që të jenë pjesë e sistemit të zhvatjes së buxhetit të shtetit, sistem i cili tanimë është aq shumë i sofistikuar, sa që vetëm një gjykatë speciale, me hetues perëndimorë, do të ishte në gjendje ta çmontonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat