U avulluan mbi 1 milionë euro, Ish-ministri Agani thotë se skandali s’ndodhi gjatë mandatit të tij

Aktuale

U avulluan mbi 1 milionë euro, Ish-ministri Agani thotë se skandali s’ndodhi gjatë mandatit të tij

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 10:51
Ilustrim

Përndryshe, para dy jave është ngritur aktakuza për avullimin e 1.2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, nga Ministria e Shëndetësisë.

Këto mjete është thënë se kanë filluar të tërhiqen nga koha kur Agani ka qenë ministër, në vitin 2014.

Ky rast njihet si skandali i avanceve pasi janë tërhequr para për udhëtime zyrtare gjatë viteve 2014-2018.

Megjithatë, i pyetur për këtë rast, ai ka thënë se afera ka dalur në opinion pasi ai ka lënë Ministrinë e Shëndetësisë, dhe se nuk ka informacione për të.

“Kjo aferë ka dalë në opinion pasi unë e kam lënë Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë vitit 2015. Unë kam qenë ministër deri në fund të vitit 2014 dhe gjatë mandatit tim nuk kam qenë në rrjedha të asnjë formati në këtë çështje. Organet përkatëse të shtetit e kanë kryer punën e tyre dhe i kanë gjetjet e tyre i kanë konkretizuar në formë të aktakuzave dhe procedurave tjera juridike, kështu që kam qenë jashtë atij procesi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat