"Vitia edhe Zemaj kanë punuar mirë për shëndetësinë"

Aktuale

"Vitia edhe Zemaj kanë punuar mirë për shëndetësinë"

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:10
Zemaj dhe Vitia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka vlerësuar punën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe ministrit aktual, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se të dy ministrat kanë bërë një punë të mirë në menaxhimin e gjendjes me pandemisë.

Përndryshe, ai ka treguar se problemet kryesore me të cilat po përballet shëndetësia në vend, janë mos zbatimi i ligjeve që janë në fuqi, përfshirë këtu edhe Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

“Ligjet që janë në fuqi edhe sot nuk ja zbatuar asnjëherë deri në fund. Është fjala për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, Ligjin për Shëndetësi, e Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Dy ligjet kryesore, ai për shëndetësi dhe për Sigurime Shëndetësore, kanë ngelur aty ku kanë qenë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat