Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë, reagon ministri Zemaj: Ja si duhet të zhvillohen këto zgjedhje

Aktuale

Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë, reagon ministri Zemaj: Ja si duhet të zhvillohen këto zgjedhje

Nga: N. H Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:28
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në dy komuna të Kosovës.

Ai shkruan se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë për shkak të gjendjes duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera dhe gjithashtu duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi.

Tutje, ministri tregon se në ditët në vijim, bashkë me IPKSHP-në do të dalin edhe më hapa konkret për ti rekomanduar KQZ-së mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Ja shkrimi i plotë:

Duke e ditur që tashmë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor 2020, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19, ato duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera dhe gjithashtu duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi.

Bashkë me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për mënyrë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ne të dy komunat .

Edhe në këtë rast, duhet të respektohen me rigorozitet ligjin, vendimet, udhëzuesit dhe protokollet në fuqi në mënyrë që data 29 nëntori, ditë kur do të zhvillohet procesi zgjedhor në asnjë rast të mos lejojmë që të jetë shkak i rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid 19.

Ndërsa në ditët në vijim, bashkë me IPKSHP-në do të dalim edhe më hapa konkret për ti rekomanduar KQZ-së mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Edhe në kohë fushatë, por edhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në kohë pandemi tubimet dhe grumbullimet janë të ndaluara, andaj në organizime të tilla, ku rrezikohet shëndeti publik dhe gjithsesi duhet të veprohet sipas vendimeve në fuqi dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd .

Prandaj, respektoni ligjin, vendimet, respektoni vetën dhe bashkë ta kujdesemi për shëndetin e njëri tjetrit.

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat