VV i reagon qeverisë pasi në krye të bordit të KEK-ut e vendosi njeriun e LDK-së

Aktuale

VV i reagon qeverisë pasi në krye të bordit të KEK-ut e vendosi njeriun e LDK-së

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi,  ka reaguar pasi që qeveria Hoti në bordin e KEK-ut emëroi njeriun e afërt me LDK-në, Musa Misini, që në të kaluarën ishte kandidat i LDK-së për deputet.

Abrashi ka thënë se po vazhdon kapja e bordeve nga koalicioni i pushtetit.

Ai ka thënë se anëtarët e rinj janë militant aktiv të partive në pushtet.

“Vazhdon kapja e bordeve nga koalicioni i pushtetit, kesaj radhe ne KEK. Natyrisht, anetaret e rinj jane militante aktiv te partive te pushtetit. Deri me tani, asnje reagim, pa buje. Heshtje totale. Cdo gje i kthehet normalitetit te vjeter ku krimi dhe kapja jane dicka e zakonshme”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat