Vazhdojnë tensionet: Kryeministri Hoti i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt

Aktuale

Vazhdojnë tensionet: Kryeministri Hoti i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt

Nga: D.RR Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:56
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Avdullah Hoti ia ka bërë të ditur partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt se nuk do të lëviz nga vendimi për shuarjen e Task Forcës në Policinë e Kosovës.

Hoti ka shkruar në Facebook se Task Forca do të vazhdojë  pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

“Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit”, ka shkruar Hoti, duke aluduar në Haradinajn.

Ky debat u nxit pas shuarjes së Departamentit Special Anti-Korrupsion, veprim për të cilin kanë reaguar edhe ambasadat e huaja.

Postimi i tij i plotë:

Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush.

Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat