Kanceri i gjirit te gratë, Zemaj bën thirrje për kontrolle të vazhdueshme

Aktuale

Kanceri i gjirit te gratë, Zemaj bën thirrje për kontrolle të vazhdueshme

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:07
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme, në mënyrë që të zbulohet sa më herët kanceri i gjirit.

Zemaj këtë thirrje e ka bërë pas vizitës në Vushtrri, ku është takuar me gratë dhe vajzat në këtë komunë, me të cilat ka diskutuar për faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit, si mund të bëhet zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje, ekzaminimin klinik të gjirit dhe për rëndësinë që ka mamografia.

Tutje, ai ka premtuar se si Ministri e Shëndetësisë do të angazhohen që në vitet në vijim të përmirësohet më shumë trajtimi për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

“…bashkë me deputeten, znj. Rezarta Krasniqi dhe deputetin, dr. Ekrem Hyseni, gjatë ditës takuam zonjat në Vushtrri me të cilat bashkëbiseduam për faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit, se si mund të bëhet zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit, për ekzaminimin klinik të gjirit, rëndësinë që ka mamografia, por edhe për ndërgjegjësimin që duhet ta kemi të gjithë për rrezikun nga kanceri i gjirit”, shkroi Zemaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat