Kadri Shala i dyshuar për vjedhjen 2 milionëshit, mbajti 2 vite burg për një plagosje

Aktuale

Kadri Shala i dyshuar për vjedhjen 2 milionëshit, mbajti 2 vite burg për një plagosje

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:10
Kadri Shala

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, katër ditë më parë njoftoi se 2.1 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i shtetit.

Dy milionë euro janë transferuar nga Thesari në llogarinë e një kompanie private me emrin LDA Group Shpk, në pronësi të Kadri e Valon Shalës.

IndeksOnline mëson se Kadri Shala kishte dalë nga burgu pas një dënimi prej 2 viteve për që plagosi një person.

Po ashtu mësohet se Shala përfundoi mbrapa grilave pasi plagosi një person në zyrë për shkak të një borxhi rreth 200 mijë euro.

Për Shalën ka pasur akuza për mashtrim dhe dhjetra raste në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, deri tani është arrestuar një person i dyshuar, Labinot Grudaj, për vjedhjen e 2.1 milionë euro nga thesari i shtetit.

Ndërsa një tjetër është suspenduar pas zhdukjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat