“Pritja për Specialen mori fund”, Gashi kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe zgjedhje të reja

Aktuale

“Pritja për Specialen mori fund”, Gashi kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe zgjedhje të reja

Nga: A.Zh Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:20
Hashim Thaçi

Analisti i çështjeve politike Arbër Gashi, ka thënë se heshtja e Gjykatës Speciale, e konfirmon aktakuzën për krime lufte kundër presidentit Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Gashi ka kërkuar dorëheqjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Pritja mori fund! Heshtja e Gjykatës Speciale e konfirmon aktakuzën kundër kreut të shtetit. Çdo interpretim tjetër e dëmton edhe më shumë interesin tonë kombëtar. Kërkojmë dorëheqjen e Thaçit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje”, ka shkruar Gashi.

Image
Postimi i Gashit në Facebook

Sot ishte dita e fundit për konfirmimin ose hedhjen poshtë të aktakuzës kundër Thaçit dhe ish-kryeparmentarit Kadri Veseli, po Gjykata Speciale nuk ka dalë ende me ndonjë njoftim./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat