Abrashi: Kryeministri Hoti është duke e institucionalizuar hajninë

Aktuale

Abrashi: Kryeministri Hoti është duke e institucionalizuar hajninë

Nga: A.SH Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:12
Avdullah Hoti

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka reaguar në lidhje me shuarjen e Departamenti Special Anti-Korrupsion duke thënë se tani është e qartë, kur mbas tij është publikuar lajmi se ministri i Brendshëm Agim Veliu ishte duke u hetuar nga ky departament për tenderë disa milionësh në MPB.

Ai hedh kritika ndaj kryeministrit Hoti duke thënë se është duke e institucionalizuar hajninë.

Postimi në Facebook:

Shuhet Departamenti Special Anti-Korrupsion brenda Policisë së Kosovës që objektiv kishte luftimin dhe parandalimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Sot publikohet lajmi se Ministri i Brendshëm Agim Veliu ishte duke u hetuar nga ky departament për tenderë disa milionësh ne MPB.

Avdullah Hoti është duke e institucionalizuar hajninë! Kthimi i Kosovës në ditët e errëta të grabitjes e plaçkitjes nuk bënë të lejohet. Lëvizja Vetëvendosje! ka dorëzuar kërkesë për interpelancë ndaj tij.

#QeveriaKoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat