Flet shqiptari që punoi me Albright, tregon letrën që e pranoi nga ajo - ja çka shkruan për Kosovën

Aktuale

Flet shqiptari që punoi me Albright, tregon letrën që e pranoi nga ajo - ja çka shkruan për Kosovën

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:29
Madeleine K. Albright

Arianit Shehu, drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), ka folur për ish-sekretarën amerikane të Shtetit, Madeleine K. Albright dhe çfarë mendon ajo për Kosovën.

I ftuar në emision “Oksygen”, Shehu duke folur për shumë çështje ai ka përmendur edhe ish-sekretarën amerikane të Shtetit, Madeleine K. Albright e cila ka një lidhje të veçantë me shtetin e Kosovës.

Shehu ka punuar ngushtë me Madeleine Albrigh dhe komunikon me të rregullisht, ndërsa tregon për letrën që ka pranuar nga ajo.

Ai ka thënë se në një letër që ka pranuar nga Albright, ajo shkruan se kur e pyesin së çfarë e bënë krenare në tërë karrierën e saj, ajo thotë Kosova.

“Kur më pyesin njerëzit se çfarë më bën krenare në tërë karrierën time, unë them Kosova”, shkruan në letrën e Madeleine K. Albrigh dërguar drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Arianit Shehut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat