U raportua se Thaçit i është ngritur aktakuzë nga Haga, por ja ku gjendet Thaçi

Aktuale

U raportua se Thaçit i është ngritur aktakuzë nga Haga, por ja ku gjendet Thaçi

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:54
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka vazhduar me agjendën e tij të zakonshme, edhe pse dje u raportua se atij mund t’i jetë ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai fundjavën po e kalon në Brezovicë, dhe prej atje ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku promovon bukuritë e kësaj pjese të vendit.

Dje janë bërë 6 muaj prej kur Prokuroria e Gjykatës Speciale kishte deponuar një propozim-aktakuzë ndaj Thaçit, Veselit dhe tetë bashkëluftëtarëve të tyre për gjoja krime lufte dhe tashmë kur ka përfunduar afati i rregullt për konfirmimin apo hedhjen poshtë të tyre, edhe pse Gjykata nuk ka lëshuar ndonjë njoftim, mediat kanë raportuar se Presidentit besohet t’i jetë ngritur aktakzë.

Gjithashtu, ka pasur spekulime se Thaçi edhe mund të jap dorëheqje nga posti i presidentit gjatë kësaj fundjave. Presidenti Thaçi, fundjavën po e kalon në Brezovicë.

Por, ndonëse kjo ishte temë debati këto ditë, presidenti Thaçi si protagonist kryesor po vazhdon me agjendën e tij politike, pa dhënë shenja se do të lë postin e të parit të vendit.

Presidenti që në mëngjes ka publikuar një video nga ky vend i bukur i Kosovës, duke thënë se Brezovica është e mrekullueshme.

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat