Njeriu i dytë në LDK, Lutfi Haziri, ka thënë se Isa Mustafa duhet të bëhet Shef i Shtetit. Haziri ka thënë se nëse i ofrohet kjo mundësi LDK’së atëherë propozimi i parë do të jetë për Isa Mustafën.
“Nëse LDK’së i jipet vendi i Presidentit, i njihet e drejta për të propozuar, nëse më pyetni mu, cili është emri për të propozuar, unë e them Isa Mustafën”, ka thënë Haziri.
“Qeveria është në këmbë të qelqit”, shtoi ai.
Ndërkohë, të premten, Mustafa nuk e ka përjashtuar zgjedhjet pasi është takuar me partnerët e koalicionit.
“Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.