Hoti tregon 4 pikat, për të cilat u dakordua me Zaevin

Aktuale

Hoti tregon 4 pikat, për të cilat u dakordua me Zaevin

Nga: A.Zh Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:07
Avdullah Hoti dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka folur edhe një herë për takimin që zhvilloi të premten me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev.

Hoti, në një postim në Facebook, ka treguar edhe pikat për të cilat janë dakorduar me Zaevin.

Ai ka paralajmëruar se këto çështje do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Hotit:

Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:

- Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,

- Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,

- Rrugën Prizren-Tetovë,

- Qendër të përbashkët skijimi.

Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat